Mbrëmë (7 maj), rreth orës 22:15, në stacionin e policisë Gostivar u raportua se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në kalimin “Strazhë, ndërroi jetë 37 vjeçari G.D nga Shkupi, vozitës i autobusit “Mercedes” me targa të Shkupit.
Pas ndalimit të autobusit për një pushim në “Strazhë”, G.D. përnjëherë pati përkeqësim të shëndetit dhe ra pavetëdije, ku mjekët nga Ambulanca e Gostivarit që u thirrën konstatuan për fat të keq vdekjen e tij.
Prokurori Publik dhe një ekip nga Komisariati i Policisë Gostivar ka kryer inspektim të plotë dhe sipas urdhërit të prokurorit trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.
Comments are closed for this post.