Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është bërë ndarja e Çmimit shtetëror “23 Tetori” për arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore – historike me interes publik.

Për arritje në sferën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu dorëzua ekipit për transplant të mëlçisë, prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc. dr. Beti Todorovska, pr. dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mojsova Mijovska dhe profesorit universitar Afrim Osmani.

Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi shkoi për artistin, prof. mr. Robert Jankulloski dhe shkrimtarin Bllazhe Minevski.

“Kjo festë bashkon brezat që luftuan për lirinë tonë dhe lirinë e brezave tanë të ardhshëm. Dhe pas 130 vitesh, 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase mbetet një kujtesë e përhershme e përpjekjeve shekullore të maqedonasit për shtetin e tij ku çdo person, pa dallim kombësie do të mund lirshëm dhe dinjitetshëm të ndërtojë dhe tregojë cilësitë krijuese dhe profesionale”, deklaroi Mimi Gjorgorska Ilievska, kryetare e Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror.