Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet pasdite në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë do të shënohet aderimi i vendit në Aleancën Veriatlantike.

Ceremonia e ngritjes së flamurit do të mbahet njëkohësisht në të njëjtën kohë në selinë e Komandës së Bashkuara për Operacione (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Bashkuar të NATO-s për transformime në Norfolk, Virxhini.

Ngritja solemne e flamurit është paraparë të mbahet në orën 15, në të cilën është paraparë fjalim i shkurt të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit të Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ngjarja në selinë e NATO-s do të emetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen e NATO-s.