Moosa Nsubuga që jeton në jug të Londrës ka fituar epitetin e heroit, për faktin se po ndihmon shumë të pastrehët të cilëve çdo muaj u dhuron qindra palë atlete.

Kur u konvertua në Islam, feja i dha një lidhje të fortë me bamirësinë dhe kështu vendosi të ndihmojë të varfrit.

Moosa filloi një projekt të vogël së bashku me miqtë, ku atletet e markave të njohura t’ia dhurojë adoleshentëve të rrezikuar nga dhuna dhe abuzimi me drogën.

Pasi zjarri kishte kapluar ndërtesën e lartë në Grenfell në vitin 2017, ata kishin dhuruar edhe gjësende tjera atyre që kishin humbur gjithçka.

Ai së bashku me miqtë gjatë një muaji arrijnë t’i mbledhin dhe dhurojnë për bamirësi tek të pastrehët, nga 200 palë atlete afro 15 mijë funte.