Muzikantët dhe hoteleritë ankohen se vendimet e Qeverisë vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë e tyre.

Oda e Pavarur Hotelerike kërkoi heqjen e menjëhershme të masave për shkak se sipas tyre, ndalohet organizimi i ngjarjeve muzikore në restorante dhe kafene. Ata thonë se nëse autoritetet kompetente nuk dëgjojnë kërkesat e tyre, me pakënaqësi do ta shfaqin pakënaqësinë në protesta.

Sot para Qeverisë revoltën për masat e reja e dhanë edhe muzikantët. Sipas tyre, lejimi i muzikantëve të këndojnë vetëm në dasma bën diskriminim ndaj ngjarjeve tjera.

Ndryshe, me stabilizimin e pandemisë në Maqedoni, Qeveria lejoi organizim të dasmave në hapësira të hapura me 100 mysafirë maksimum, ndërsa muzikantëve u lejoi të këndojnë por jo edhe në kafene dhe lokale të tjera.