Të dhënat për gjendjen me Covid-19 gjatë fundjavave do të publikohen çdo të hënë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSh theksojnë se ky vendim vjen me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“KSI në mbledhjen e fundit konstatoi se raporti i Institutit për Shëndet Publik- informacionet ditore për gjendjen me Covid-19 gjatë fundjavave, të përgatiten dhe të prezantohen çdo të hënë”.

Ndryshe, sot nga 4.284 testime vetëm 99 raste rezultuan pozitiv./