Kopshtet përkujdesjen për fëmijët më 2 janar të vitit 2019 do ta organizojnë në një prej objekteve të këtij institucioni, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Duke marrë parasysh se 2.01.2019 sivjet mund të jetë ditë pune për një pjesë të sektorit privat, ndërsa prindërit të kenë mundësinë fëmija i tyre të ketë përkujdesjen e nevojshme, MPPS-ja i ka informuar kopshtet që të njoftojnë prindërit se përkujdesja e fëmijëve do të organizohet në një prej objekteve të kopshteve. Në këtë kontekst rekomandohet që prindërit të njoftohen me kohë në cilin objekt do të duhet t’i çojnë fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2018, mori vendim që 2 janari i vitit 2019 të caktohet si ditë jo pune për të punësuarit në institucionet shtetërore, ndërsa do të përcaktohet më vonë se në cilën datë do të punohet kjo ditë.

Njëkohësisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se Qeveria, rekomandon, por nuk obligon që ky konkluzion të vlejë edhe për sektorin privat.