Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 302 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e njëzet e tetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për kundërvjatje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.
Comments are closed for this post.