Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj informacioneve për kërcënimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Në një prononcim për “Sloboden Pechat”, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski ka thënë se nuk ka pasur tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria e Kurtit është vendosur sipas rregullave dhe protokolleve.

Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angelovski.

RTK-ja ka njoftuar sot se Albin Kurti është marrë nën masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Shkup, për shkak se kishte informacione për atentatin ndaj tij.