Ministria e Punëve të Brendshme demanton lajmin e disa mediumeve për konkurs të 500 policëve të rinj.

“Për momentin nuk është nënshkruar asnjë konkurs për punësimin e policëve të rinj, ndërsa konkursi i fundit është nënshkruar në gusht të vitit 2017. Gjegjësisht, edhe linku që është vendosur në portale, që duhet të jep qasje deri tek konkursi, përfundon në faqe boshe, respektivisht për momentin nuk ka publikim për asnjë konkurs”, thonë nga MPB.

Nga MPB bëjnë apel që mos të përhapen lajme të rreme, të cilat do të hutojnë publikun.