MPB njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Gjevgjeli për drogë ka arrestuar dy persona, respektivisht personat A.K. (46) dhe J.R. (43). Policia tek personat nga Gjevgjelia ka gjetur heroinë dhe metamfetaminë.

“Gjatë kontrollit të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga A.K., janë gjetur 27 pako me heroinë, ndërsa gjatë kontrollit të J.R., i cili ishte pasagjer në automjet, është gjetur amfetaminë”, thonë nga MPB.

Në pamjet e shpërndara nga MPB shihet se njëri prej autorëve drogën e ka fshehur në çelësat e veturës.