Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka sanksionuar gjithsej 668 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Prej tyre 111 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 11 makina kanë lëvizur 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Sipas raportit të MPB-së 253 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 415 jashtë mjediseve të banuara.
Comments are closed for this post.