Krahas aktiviteteve parandaluese në sferën e sigurisë në komunikacion, të cilat kryhen thuajse çdo ditë nga shërbimet kompetente policore në të gjitha drejtoritë e punëve të brendshme të MPB-së, vazhdojnë kontrollet intensive të komunikacionit në rrugë në mbarë vendin, thonë nga MPB.

“Kështu, gjatë ditës së djeshme (17.02.) në kuadër të aktiviteteve të zyrtarëve policorë janë lëshuar urdhërpagesa për 796 pjesëmarrës në trafik, ndërsa në anën tjetër janë mbledhur 500 urdhërpagesa. Prej këtyre shkeljeve, 338 janë bërë ditën e djeshme për parkim të paligjshëm dhe në 145 raste bëhet fjalë për mosrespektim të shpejtësisë së parashikuar të lëvizjes. Nga ana tjetër, sa i përket kundërvajtjeve për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe të folurit me celular gjatë drejtimit të automjetit, janë shënuar 50 dhe 31 kundërvajtje. Nga ana e zyrtarëve policorë janë zbuluar 58 persona të cilët kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shoferë, në tetë raste janë konstatuar vozitës në gjendje të dehur, në katër raste ngasësit kanë kaluar me semafor të kuq dhe 15 vetura të paregjistruara kanë marrë pjesë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB.