Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri -2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 5 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe me periudha me diell. Nëpër disa lugina do të vazhdojë të ketë mjegull.