Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasdites do të ketë rritje të vranësirave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë me diell dhe me vranësira ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.