Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar numër katërshifror i të shëruarve nga Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1753 të shëruar, ndërkohë që raste të reja pozitive janë 721, kurse viktima 9.

Nga të shëruarit, 750 janë nga Shkupi, 120 nga Dellçeva, 97 nga Ohri, 85 nga Kavadari, 80 nga Tetova, 74 nga Velesi, 64 nga Strumica, 57 nga Gostivari, 51 nga Prilepi, 42 nga Manastiri, nga 38 të shëruar kanë regjistruara Kumanova dhe Kërçova, 35 Struga, Shtipi- 25, Resnja dhe Dibra nga 22, Krusheva – 19, nga 15 të shëruar kanë regjistruar Negotina, Koçani dhe Demir Kapia, 14 të shëruar ka në Radovish, 12 në Kriva Pallankë, nga 8 në Vinicë dhe Sveti Nikollë, 6 të shëruar janë në Bogdanci, 4 në Makedonski Brod, 3 në Kratovë, nga dy të shëruar janë regjistruar në Vallandovë, Pehçevë, Probishtip, Makedonska Kamenicë dhe Berovë dhe nga një të shëruar janë regjistruar në Dojran dhe Demir Hisar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 105.269, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, ndërsa 3.165 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 mars) është 8.162.