Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite nëpër luginat e vendit do të shfaqen mjegullat.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri më 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri më 19 gradë celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se ditën e hënë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të thatë. Nga dita e martë moti pritet të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut.