Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë reshje lokale të shiut, si dhe do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 23 deri 30 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut. Temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë celcius.