Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i nxehtë dhe me diell gjatë ditës dhe me mjegulla në orët e pasdites.

Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 21 deri në 38 gradë Celsius.

Gjatë ditës rrezet ultraviolet do të jenë të larta kurse lagështia e ajrit do të jetë e madhe. Shikueshmëria do të jetë mbi 8 km distancë.

Edhe gjatë fund-javës do të mbizotërojë temperaturë e njejtë kurse në ditët në vazhdim priten ulje të temperaturave.

Rekomandohet nga institucionet shëndetësore që mos lëvizet pa nevojë në orët e mesditës dhe preferohen tesha të lehta dhe të bardha.