Morena Taraku është solidarizuar me gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri duke i ndihmuar me ushqime, batanije dhe ilaçe.

Së fundmi, përmes një postimi në “InstaStory” këngëtarja ka ndarë me fansat gjestin human që po bën për një vogëlush që ka probleme me sytë. Atij i duhet të operohet, por familja e tij nuk ka mundësi. Kështu Morena e ka marrë përsipër këtë operacion.

“Këtë rast e marr unë përsipër për operimin e engjëllit”, shkruan Taraku.

Në postimet e saj pasuese shihet dhimbja e madhe që ndjen për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Në një prej postimeve është edhe një foto e saj ku shihet me lot në sy.

“S’më ndalen lotët, jam me ju çdo moment, dhe gjithçka që lexoj për fëmijët që kanë humbur prindërit e që ende nuk e dinë…e shumë tjera të rënda që për Zotin e madh lutem çdo minutë për juve…. të gjithë së bashku”.