Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 9 pacientë me virusin korona, 6 janë në gjendje stabile kurse 3 kanë pasur një gjendje lehtë të rënduar.

“Prej gjithsej 9 pacientët 6 janë në gjendje stabile, tre janë me gjendje pak më të rëndë, tre pacientët janë më të mëshuar, respektivisht mbi moshën 60 vjeçare.Mëngjesin e sotëm ësthë paraqitur një person nga Gjermania, i cili po testohet”-tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe njoftoi se Ministria do të propozojë masa të reja deri te qeveria.

“Do të propozojmë masa të reja deri tek qeveria, ndalimin e të gjitha tubimeve publike dhe private pavarësisht nga numri i pjesëmarrësve, kafenetë dhe restorantet të punojnë deri në orën 18:00, dhe atë me kapacitet të përgjysmuar, për të mbajtur distancën midis 1.5 dhe 2 metra. Të mbyllen të gjitha kinematë, teatrot, bastoret dhe kazinotë”-tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se do të konsultohet edhe me ministren e Drejtësisë me qëllim që të shikohet mundësia për shtyrjen e proceseve gjyqsore.

“Gjykata është vend ku qarkulljnë një numër i madh i personave, sot do të diskutoj me ministren e Drejtësisë për të shqyrtuar masat. Shërbimet qeveritare tashmë kanë marrë masa për gazetarët si dhe për konferencat për shtyp në përgjithësi”-theksoi Filipçe.