Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e veriut shpreh ngushëllime për viktimat nga shpërthimi në Bejrut dhe potencon se ushtarët e saj në Liban janë të sigurt.
“Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllime të thella për viktimat nga shpërthimi në Bejrut, Liban. Ju informojmë se pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNICIFL, janë të sigurt”, thonë nga ministria.
Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre ushtarë të Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të shpërndarë dhe i kryejnë detyrat e tyre në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.
Ndryshe, nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut sipas informacioneve të fundit, mbi 70 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.
Comments are closed for this post.