Antonio Milloshiski nga OBRM-PDUKM sot tha se “OBRM-PDUKM është e kënaqur nga rezultati i takimit të djeshëm te presidenti për shkak se u pranua plani që e ofruam në katër pika, e që janë konsultim dhe raport nga Komisioni për Sëmundje Infektive, konsultim dhe vlerësim nga KSZH, dhe më pastaj raport dhe njoftim nga ODIHR se mund të dërgojnë mision vëzhgues dhe menjëherë pasi të përmbushen këto kushte në fund të bëhet një analizë serioze për caktimin e zgjedhjeve”.

“Çështja e dytë që dua ta them është se Zaev që është edhe kryetar i LSDM-së, mbeti politikani i vetëm i cili pa dallim nga nevoja e analizave serioze në aspektin shëndetësor dhe zgjedhor, kërkon zgjedhje. Por për fat të mirë, asnjë kryetar i partive politike nuk pranoi kërkesën e tij”, tha Milloshoski.

Ai tha se Zaev dëshiron zgjedhje për shkak se përgjuesit marrin guxim dhe publikojnë incizime të Zaevit në veprime kriminale.

“Ai e din këtë dhe dëshiron zgjedhje të pasigurta që do ta ndalnin daljen e qytetarëve, dhe me këtë Zaev ta zbusë disfatën e tij”, thotë Milloshoski.

Sipas tij, partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe se në zgjedhjet e ardhshme presin fitore.