Antonio Milloshoski sot në protestën në Kërçovë kërkoi dorëheqjen e Zaevit në mënyrë që shteti të shkojë përpara.
Sipas tij, Zaev është një politikan i cili çdo fjalë e ka gënjeshtar ashtu siç është gënjeshtër edhe premtimi se Maqedoninë do ta bëjë shtet evropian.
“Maqedoninë e shohim se si po shkon prapa si në aspektin ekonomik, kombëtar ashtu edhe në atë kushtetues dhe arsimor dhe Zaev, në vend që ta çojë shtetin në Parisin evropian aj mbet në Pazarxhikun bullgar”, thotë Milloshoski.
Sipas tij, një politikan i tillë që ka interesat kombëtare si objekt për tregti duhet të japë dorëheqje në mënyrë që Maqedoni të jetë më shtet normal dhe shtet më i zhvilluar.
“Ditët e Zaevit janë të numëruar dhe mendoj se Zaevi arriti qëllimin vetëm te një gjë, dhe kjo është që t’i bashkojë qytetarët kundër tij”, tha mes tjerash Milloshoski.
Comments are closed for this post.