Mijëra protestues janë tubuar para Parlamentit bullgar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov, për shkak, të siç theksojnë, mossuksesit të tij në luftën kundër korrupsionit.
Siç transmeton Blumberg, protestat, të cilat kanë filluar nga korriku, e thelluan krizën politike. Aktivistët sërish u bënë thirrje Borisovit dhe prokurorit publik Ivan Geshev të japin dorëheqje. Të dy akuzohen për fshehjen e lidhjeve me krim të organizuar, që ata e mohojnë.
Borisov propozon ndryshime të Kushtetutës, duke deklaruar se kjo do ta përforcojë pavarësinë e gjyqësisë. Ai paralajmëroi se në momentin kur Kuvendi popullor do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ai do të tërhiqet nga pozita kryeministër.
Qindra policë e ruajnë Parlamentin në qendër të Sofjes. Siç transmetojnë mediat, protestuesit kanë hedhur mollë dhe vezë dhe tentuan të depërtojnë përmes kordonit.
Drejtori i policisë në Sofje, Georgi Iliev tha se më shumë herë ka bërë thirrje për protesta të qeta, por se agresioni kundër policisë është rritur dhe 20 policë janë lënduar dhe helmuar me gaz.
“Nëse përkeqësohet situata, do të jemi të detyruar të përdorim forcë fizike”, tha ai.
Gjatë natës është vendosur bllokadë policore rreth godinës së Parlamentit që të mbrohen deputetët. Presidenti Rumen Radev i cili mbajti fjalim para Parlamentit dhe nënkryetarja Ilijana Jotova kanë kaluar lirshëm përmes protestuesve, të cilët i kanë përshëndetur.
Sipas anketave të opinionit publik, 48,3 për qind e të anketuarve i mbështesin protestat për kërkesë për dorëheqjen e Qeverisë dhe prokurorit publik, Ivan Geshev, 24,7 për qind i mbështesin por me vërejtje për organizatorët ndërsa 19,8 për qind janë kundër veprimeve të tilla.
Sipas RIA Novosti, gjatë protestave “dhjetëra” pjesëmarrës janë arrestuar.
Comments are closed for this post.