Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot mbajti mbledhje me anëtarët e kabinetit të tij dhe me kandidatët për ministra dhe zëvendësministra të propozuar nga partia e tij në qeverinë teknike për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi video nga takimi.

“Premtova punë dhe përkushtim i cili duhet të sjellë rezultate reale sepse populli nuk guxon të zhgënjehet, ndërsa mijëra ardhmëri presin kohë më të mira dhe ndryshime, së bashku të punojmë për Maqedoninë e cila rindërtohet. Ajo është përgjegjësi e madhe të cilën e pranoj. Për fillim të mirë të vitit, në mbledhje me kabinetin tim dhe njerëzit të cilët do të kenë detyrë përgjegjëse në qeverinë teknike ta mbrojnë vullnetin e popullit. Viti i ri sjell shpresë, shans dhe ndryshime të cilat do të sjellin rindërtim. Le të jetë i begatë dhe i gëzuar”, shkruajti kryetari i VMRO-DPMNE-së në profilin e tij në Fejsbuk. .

Ветив работа и жилава посветеност која мора да донесе реални резултати затоа што народот не смее да биде разочаран, а илјадници судбини чекаат подобри времиња и промени, заедно да работиме за Македонија која се обновува. Тоа е голема одговорност која ја прифаќам. За добар почеток на годината, на состанок со мојот кабинет и луѓето кои ќе имаат одговорна задача во Техничката влада да ја заштитат народната волја. Новата година носи надеж, шанса и промени кои ќе донесат обнова. Нека е среќна и бериќетна!

Gepostet von Hristijan Mickoski am Mittwoch, 1. Januar 2020