Pritja e Vitit të Ri 2020 në Sheshin e Shkupit do të mbetet gjatë në kujtimet e atyre që ishin të pranishëm. Nga fillimi i programit e deri në numërimin e sekondave të fundit për vitin e ri atmosfera festive ishte e jashtëzakonishme, përfshirë edhe numrin e madhë të fishekzjarreve që u hodhën. Çdo pjesmarrës këndonte e vallëzonte me ritmin e këngëve nga grupet e ndryshme muzikore ndërsa kulmi i atmosferës arriti kur në skenë u paraqit këngëtari i njohur Dino Merlin. Këngët e tij që tashmë sa vite janë hite atmosferën e bën edhe më të zjarrtë.

Sipas të dhënave të qytetit të Shkupit, në ndërrimin e motmoteve, në sheshin Maqedonia ishin të pranishëm mbi 60 mijë qytetarë vendas dhe të huaj.

Një orë para ndërrimit të mot-moteve qendra e kryeqytetit është e mbushur përplot me njerëz të cilët kanë ardhur për të festuar. Edhe këtë vit dëshirat e njerëzve janë sikurse të viteve të kaluara, të ketë më shumë respekt mes vete, mirëqenie ekonomike dhe dashuri.

Fillimisht uroj shëndet për të gjithë, të jetë më mirë se vitin e kaluar. Në të gjitha familjet të këtë mbarësi, dashuri e lumturi.

Nuk presim asgjë të veçantë, vetëm shëndet e lumturi.

Jam shumë e kënaqur, u bëra teze në vitin 2019, ndërsa tani pres të bëhem nënë.

Më shumë progres dhe prosperitet, vetëm përpara, uroj të gjithëve tu plotësohen dëshirat.

Gëzuar Vitin e Ri popullit shqiptar e maqedonas, të këtë paqe dhe respekt mes popujve në vitin e ri 2020.

Manifestime për Vitin e Ri ka pasur edhe në qytete tjera, por jo në sheshe apo ambiente të hapura. Ato janë mbajtur kryesisht nëpër lokale dhe ambiente familjare.