Kryetari i OBRM-PDUKM-së në tubim në SHkup tha se nuk ka Maqedoni të majë e as të djathtë, por ka vetëm një Maqedoni të përbashkët.
“Nuk ka Maqedoni të ndarë etnikisht ose fetarisht, por ka një të përbashkët, një Maqedoni. Nuk ka Maqedoni e jona ose e tyre, ka vetëm një Maqedoni. S’ka Maqedoni liberale, konservative, progresive, ka një Maqedoni të përbashkët”, tha Mickoski.
Ai theksoi se Qeveria dëshiron ta ndajë Maqedoninë për shkak të frikës nga disfata.
“Dëshirojnë të ketë probleme, të krijojnë frikë, të thonë se nëse ne vijmë në pushtet do të ketë probleme etnike, do të ketë barok dhe nuk e dinë çfarë flasin, nuk ka asnjë logjikë”, tha Mickoski.
Comments are closed for this post.