Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për Qeverinë teknike tha se ata nuk dëshirojnë të ketë qeveri teknike për shkak se është antikushtetues.
“Ishte edhe në vitin 2016, 2020 ishte përkrahur por unë ju tregoj se cili është motivi i VMRO-së kundër kësaj. Nëse flasim për Ligj dhe Kushtetuta duhet të jemi principiel pa dallim se kur humbim apo fitojmë. E hedh poshtë diskutimin kundër asaj se VMRO-DPMNE është kundër kryeministrit shqiptar. Isha i pari i cili e propozova kryeministër shqiptar, Afrim Gashin. Edhe në të kaluarën ka patur kryeministër që nuk ka qenë maqedonas”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Comments are closed for this post.