Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qëndrimin e sotëm në rajonin juglindor e filloi nga Gjevgjelia me vizitë në fabrikën për prodhimin e PVC tubave “Konti Hidroplast” e cila është fabrikë e orientuar në eksport me rejting të lartë në vend dhe rajon.

Mickoski theksoi se është këtu për të biseduar me qytetarët dhe biznesmenët, para tyre ta prezantojë programin “Rindërtimi i Maqedonisë” si dhe për projektet për rajonin, por edhe tërë shtetin për katër vitet e ardhshme nëse qeverinë e kryeson VMRO-DPMNE-ja.

“Vlerësojmë se në këtë pjesë asgjë nuk është bërë, ndërsa kjo pjesë në më shumë se tre vjet për të cilën mendojmë se është viktimë e politikave të gabuara të udhëheqjes së LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaev”, tha Mickoski.