Sot, si kurrë më parë, vendi është një kantier i madh ndërtimi. Po ndërtohet në më shumë se 1,200 lokacione, tha kryeministri Hristijan Mickoski në vendosjen e gurthemelit të autostradës Tetovë-Gostivar.
Autostrada Tetovë-Gostivar do të jetë e gjatë 18 kilometra.
Projekti për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar përfshin edhe nëntë mbikalime, nga të cilat – 8 mbikalime për lidhjen e rrugëve lokale me një rrugë paralele të projektuar rishtazi, një mbikalim për kryqëzimin e ri në Komunën e Bogovinës dhe Komunën e Vrapçishtit, ndërsa mbikalimi ekzistues do të përdoret për rindërtimin e kryqëzimit dalës nga Tetova.
Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar do të kushtojë 90 milionë euro.
Në aktivitet foli edhe Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler.
Comments are closed for this post.