Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka pritur në takim Johan Vadeful, nënkryetar i grupit parlamentar qeverisës të CDU/CSU në Bundestag, përgjegjës për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike.

Presidenti Mickoski e informoi Vadeful se shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së vazhdimisht i shkel procedurat parlamentare dhe e keqpërdor flamurin evropian për të bartur rregullore ligjore që janë në interes të tyre dhe jo në interes të qytetarëve.

Lidhur me situatën ekonomike, Mickoski theksoi se ekonomia e Maqedonisë është në kolaps total, dhe qeveria aktuale në vend që të jetë e përqendruar në zgjidhjen e kësaj çështjeje kyçe, është fokusuar në krim dhe korrupsion.

Mickosko e informoi Vadefulin se qeveria nuk ka mbështetjen e qytetarëve, duke shtuar se nevojiten reforma dhe ndryshime urgjente që do të nënkuptojnë rivendosjen e plotë të sistemit jofunksional.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi dhe takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.