Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot në Uashington është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook për takimin me Ramën, Mickoski shkruan se “rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve”.

“Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse punohet shpejt për të ardhmen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar Mickoski.