Delegacioni i VMRO-DPMNE-së u takua me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike të Maqedonisë si dhe për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe theksova se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar dhe në këto rrethana.

Theksova se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian, por për Maqedoninë duhet të vlejnë të njëjtat kushte si për vendet e tjera anëtare, gjegjësisht rruga e vendit drejt BE-së duhet të jetë e bazuar në kriteret e Kopenhagës dhe pa kushte shtesë.

E falënderova mbështetjen që Maqedonia e merr nga SHBA-të dhe theksova se bashkëpunimi duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.