Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët zbuloi skandalin e radhës “Mafia 2” e që ka të bëjë me keqpërdorim të institucioneve nga ku një person ka dy numra amë.
Sipas informacioneve të Mickoskit, në Maqedoni ka minimum 20 mijë persona që kanë dy numra amë.
Ai i bëri thirrje ministri Spasovski dhe institucioneve që të përgjigjen se si janë dhënë këto numra amë të cilët, sipas Mickoskit, janë përdorur për keqpërdorime të ndryshme, për votime në zgjedhje.
“Krahas aferës ‘Mafia’, ku strukturat e Qeverisë kanë dhënë pasaporta për struktura kriminale, në këtë aferë mund të shihet se persona të njëjtë kanë dy numra amë. siç mund të vërehet, një person ka dy numra amë dhe ndodhet dy herë në Listën Zgjedhore. Në Listën Zgjedhore, i njëjti person është regjistruar me të njëjtin emër, adresë ndërsa herën e dytë është regjistruar në komunë tjetër dhe numrat e para janë të njëjta, ndërsa ndryshojnë vetëm tre numrat e fundit”, tha Mickoski.
Ai tha se si mund të ekzistojë një gjë e tillë kur në vitin 2016 me kërkesë të opozitës së atëhershme u pastrua Lista Zgjedhore, ndërsa ministër ishte Spasovski.
Sipas tij, ose Lista Zgjedhore nuk është pastruar në vitin 2016 ose dyshime të tjera pvr shkak se këto numra amë janë vendosur në 4-5 vitet e fundit dhe se nuk ka shpjegim tjetër.
“Spasovski në vend që të merret nga ku më vijnë këto informacione, le ta hetojmë rastin dhe të del me përgjigje konkrete”, tha Mickoski.
Comments are closed for this post.