Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takime me banorët e Vellgoshtës. Ai në takim kërkoi mbështetje nga qytetarët për Gordana Siljanovska Dakova e cila është kandidate për kryetare të shtetit, si dhe për kandidatin e komunës së Ohrit, Mitre Milloshevski.

“Duhet të mbështesim njëri tjetrin, unë ju lus të na mbështetni në këtë mision të vështirë, por nuk frikësohemi. Hymë në këtë sfidë të vendosur si asnjëherë më parë. Ju lus për mbështetjen tuaj për shkak se janë të ndershëm, maqedonas dhe maqedonase krenarë që vendosën gjithë integritetin njerëzor gjithë biografinë që të punojnë për qytetarët e Ohrit dhe të Maqedonisë”, theksoi Mickoski

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ashtu si Ohrit ju duhet njerëz që do të përfaqësojnë qytetarët dhe do të punojnë në interes të tyre për t’u mundësuar jetë cilësore.

“T’ju rikujtoj, as më të shumtit as më të fortit fitojnë, fitojnë më të motivuarit dhe guximtarët, unë këtu shoh njerëz të motivuar, të guximshëm dhe ju lus të na ndihmoni, që të fitojmë të gjithë së pari këtu në Ohër më 21 prill e më pastaj më 5 maj në gjithë Maqedoninë”, tha Mickoski.