Në rast se pushteti ka qëllime serioze dhe nëse vërtet dëshiron Komision Anketues në Kuvend, mundet dhe duhet të thirret menjëherë, vlerëson kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai është i përgatitur, siç tha sot, që të dorëzoj kërkesë të re, me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa për këtë në rast se është e nevojshme do të pësoj edhe dëme politike, vetëm që të mësohet dhe të del në shesh e vërteta për fatkeqësinë në Tetovë. E vërteta duhet të mësohet dhe fajtorët patjetër të dënohen.

Mickoski edhe njëherë ka akuzuar se pushteti e ndryshoi ligjin për ndërtim dhe lejoi që spitali modular në Tetovë të vendoset “në të zezë”. Nuk janë të nevojshme hetime ndërkombëtare, vlerësime, dhe as të vijnë komisione “prej këtu, prej atje”, sepse çështja është shumë e thjeshtë. Procedura është administrative dhe e gabuar.

“Komisioni duhej të formohej që para dy ditëve. Por, ja, unë do të jem ai që do të pësoj dëme politikë. Çfarë tani, formë do të kërkojmë? Pse nuk e paskemi përdorur mbiemrin e ri? Ja, do të dorëzojmë kërkesë të re, ne le të pësojmë dëme politike, unë personalisht, vetëm le të zbardhet e vërteta për 14 jetët e humbura dhe të ketë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski.