Lionel Messi ka fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Argjentinasi e ka mbyllur sezonin e kaluar me 51 gola dhe 21 asiste, si dhe tri trofe të fituar.
Ai ka mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo-s, i cili nuk ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve.
Argjentinasi ka dhënë një deklaratë të shkurtër pasi ka marrë çmimin e pestë të tillë në karrierë dhe të parin që prej vitit 2016.
“Për mua, çmimet individuale janë dytësore, gjëja më e rëndësishme është kolektivi.
Megjithatë, sot është një mbrëmje e veçantë pasi kam këtu gruan dhe dy fëmijët e mi. Ta shijoj këtë moment me ta është diçka unike.”
Comments are closed for this post.