Barcelona është ndalur nga Eibari në kuadër të javës së 16-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Skuadra katalunase nuk arriti t’i fitonte tri pikë në shtëpi, e që në këtë sezon duket se do ta kenë të vështirë të luftojnë për titull.

Golat në këtë takim u realizuan nga Garcia Kike për Eibarin dhe Ousmane Dembele për Barcelonën që barazoi shifrat 1-1.

Lionel Messi ishte i pushuar për këtë takim nga Ronald Koeman, mirëpo ishte prezent në Camp Nou.

Ylli argjentinas nuk ishte i lumtur në fund të takimit nga loja që bënë bashkëlojtarët e tij, duke tundur kokën në shenjë pakënaqësie.

Barcelona është në vendin e gjashtë me 25 pikë.