Mundësitë e dakordimit për caktimin e një date për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në Samitin e BE-së nuk janë të mira, tha Kancelarja gjerman në një deklaratë të qeverisë të lëshuar sot në Bundestag, transmeton Dojçe Vele.

“Ne kemi përgjegjësi ndaj këtyre shteteve. Unë mendoj ia vlen që t’i jepet një perspektivë evropiane  Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha Merkel.

Para fillimit të Samitit të sotëm të Udhëheqjes së BE në Bruksel, Kancelarja Merkel  dha një deklaratë qeveritare para Parlamentin gjerman dhe në fillim të saj u fokusua edhe  në temën e zgjerimit të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në deklarata shtoi se urat me partnerët e BE-së tashmë janë  ndërtuar, ndërkohë që ende ka ngecje për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe këmbëngulën për një transparencë më të madhe të procesit të zgjerimit, por megjithatë, siç citon, mundësitë për të arritur një marrëveshje në samitin e BE-së nuk janë të mira.

“Gjermania ndjen një lidhje të veçantë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron që ato të anëtarësohet në BE”, tha Merkel, sipas së cilës pranimi i vendeve të Ballkanit është në interes të Gjermanisë dhe të vetë BE-së.

Ajo theksoi se vendet e BE-së duhet të respektojnë premtimet që i kanë bëra këtyre vendeve, pasi kjo gjithashtu do të sigurojë stabilitetin dhe prosperitetin e vetë BE-së.

Pas takimit të djeshëm në Tuluz me Merkel, Presidenti Francez Emanuel Makron tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të duhet të presin pak më shumë përpara se të marrin miratimin për bisedimet e pranimit në BE. Makron tha se të dy vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm në reformën e brendshme, por deri më tani kjo nuk është e mjaftueshme. Përkundër tij, Merkeli tha se ka akoma edhe pak vend në samitin e BE-së që këto dy vende të harmonizojnë qëndrimet e tyre