Konkurrentja siç duket ka marrë vendimin që nuk pritej.

Melisa ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami që i ka shkrepur në studion e emisionit.

Duke e ditur se kohët e fundit po aludohet për një lidhje romantike mes saj dhe Andit edhe mund të pritej një gjë e tillë nga ajo.

Andi është larguar nga “Përputhen” pasi zbuluan se me Tean nuk janë çift dhe nuk kanë qenë asnjëherë e gjitha ka qenë skenar nga produksioni.

Ndryshe, pas bllokimit të llogarisë së Teas, Melisa mbase është frikësuar se mund t’i ndodhë e njëjta gjë, ndaj ka marrë masa paraprake.

Megjithëse ishte e pranishme episodin e sotme në emision, në llogarinë e saj s’ka asnjë postim nga “Përputhen”.

Rikujtojmë se, emisioni është më regjistrim dhe jo live, kështu që me siguri do kemi të reja në ditët në vazhdim.