Media serbe “Srbski Telegraf” bënë të ditur se në telefonin e Bojan Jovanovski- “Boki 13”, hetuesit në MPB kanë gjetur disa mesazhe tronditëse mes Bojan Jovanovski- “Boki 13” dhe një politikan serb, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas “Srbski Telegraf”, në telefonin e Bojan Jovanovski- “Boki 13”, janë gjetur edhe foto eksplicite në komunikimin e tyre intim, dhe ato tani janë në duart e autoriteteve hetimore në Shkup, të cilët po hetojnë nëse lidhja mes Bojan Jovanovski- “Boki 13” dhe politikanin serb ka ndonjë lidhje me rastin “Raket”, e cila ka disa muaj që po trondit Maqedoninë e veriut dhe rajonin.

Sipas “Srbski Telegraf”, në telefonin e Bojan Jovanovski- “Boki 13”, përpos mesazhet që janë shkëmbyer me një politikan serb në Beograd, janë gjetur dhe disa foto dhe dy video.

Në disa nga mesazhet e shkëmbyera mes “Boki 13” dhe politikanit serb, të cilët datojnë disa ditë para të arrestimit të tij. Në një prej atyre mesazheve “Boki 13” njofton politikanin serb se në kohën më të shkurtër do të udhëtoj në Serbi, dhe mezi pret ta takon, ndërsa politikani serb i përgjigjet se edhe ai padurim pret ta takoj ate, – shkruan Srbski Telegraf, përcjell Zhurnal.mk.

Përndryshe bëhet fjalë për një politikan serb që shpesh udhëton dhe publikon foto nga destinacione të ndryshme, dhe para disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale pikërisht një foto nga Shkupi.