Mediat serbe shkruajnë se Zubin Potoku aktualisht po duket si një ‘shtet në gjendje lufte’. TV Prve, raporton se ROSU ka hyrë në Zubin Potok me mjete të rënda dhe me të ‘gjithë specialistët e tyre”.

“Ka të shtëna dhe ka të lënduar. Duket si një vend në gjendje lufte”, shkruan medium serb.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka nisur një aksion, jo vetëm në veri, por edhe në rajone të tjera në vend, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Policia e Kosovës, së fundmi ka njoftuar përmes një njoftimi se janë arrestuar disa policë.