Eneda Tarifa u shpall fituese e edicionit të 21 të festivalit “Kënga Magjike”.

Me këngën e kompozuar nga Flori Mumajesi, ajo rrëmbeu trofeun e rëndësishëm duke shënuar një sukses tjetër në karrierën e saj.

Mirënjohjen ndaj Florit, ajo e shprehu publikisht duke i kushtuar një falenderim special teksa ngriti lart trofeun në Pallatin e Kongreseve.

Në anën tjetër kantautori i uron Enedës fitoren me fjalët më domethënëse.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, shkruan Flori.