Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që na ka bërë krenare në botë me muzikën e saj. Por përveç vokalit dhe këngëve që ajo shkruan, 30-vjeçarja njihet edhe për format e saj trupore bombastike.

Madje ajo herë pas here poston në profilin e saj në “Instagram” foto apo video ku shfaqet mjaft seksi dhe provokuese.

Por nuk ka bërë kështu me një postim të publikuar së fundmi. Bebe ka postuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet e veshur sportive, me një pallto të trashë dhe me shapka. Ndërkohë në njërën pozë ajo ka treguar edhe gishtin e mesit, duke lënë të kuptohet se nga tani e tutje do të jetojë për veten e saj dhe jo për të tjerët.

“Gjendja ime për tërë vitin. Vetëm duke qenë vetja ime dhe duke jetuar jetën që dua. Nuk jetoj më për të tjerët. Nëse ata më pëlqejnë mua për këtë që jam, në rregull. edhe unë vdes për këtë pallto”, shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare krahas fotove.