Edhe sot po protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në kundërshtim të propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Protestuesit para Kuvendit kanë shprehur revoltën e tyre me thirrje të ndryshme, ndërsa kanë kënduar edhe këngën e famshme “Bella Ciao”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe mbajtjen e situatës nën konotroll.
Ministri Spasovski i ftoi qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë, ndërsa organizatorët të jenë të përgjegjshëm.
Protestat sot mbahen në mesditë, pasi në këtë moment do të mbajë fjalim në Kuvend kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Comments are closed for this post.