Modelja Arbenita Ismajli që u bë nënë për herë të parë pak javë më parë, është inatosur nga një veprim i spitalit në të cilin kreu lindjen në Gjermani.

Ajo ka pikasur në faqen e spitalit që në regjistrin e lindjeve që janë shoqëruar me datën e lindjes, emrin, mbiemrin dhe fotografinë e secilës foshnje, mungon Nina.

E indinjuar, Arbenita ka reaguar përmes rrjetit social Instagram duke denoncuar trajtimin e pabarabartë.

“Spitali ku unë linda në Gjermani asnjëherë nuk e ka publikuar beben time në faqen e tyre siç bëjnë gjithmonë me secilën foshnje të lindur aty. Nuk po them se po vdes që ata të bëjnë një gjë të tillë por e shoh disrespekt dhe arrogancë, që më bëjnë të dihem se nuk jam nënë e barabartë me të tjerat që kryen lindjen atje. Bebja ime nuk është më pak se bebet tjera të lindura aty” – është shprehur Arbenita.