Nga seanca e ardhshme për rastin “Monstra” e cila është caktuar për më 5 shtator, priten të “shpërthejnë” bombat, gjegjësisht të publikohen bisedat e përgjuara ilegalisht në lidhje me rastin “Monstra”.
Nga ana e prokurorisë nga mesi i korrikut deri tek Gjykata Penale është dorëzuar material i shumtë, biseda telefonike dhe transkripta lidhur me vrasjen që ka ndodhur më 12 prill të 2012tës.
Prokurorja Fatime Fetai theksoi se edhe përskaj këtyre bisedave që kanë arritur në PSP nga ana e LSDM-së, si dëshmi shtesë do ti paraqesë edhe biseda të tjera që ka marë në celularin e saj, nga persona të tjerë./
Comments are closed for this post.