Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Serhiy Kryvtsov dënoi ashpër pushtimin rus të Ukrainës duke përdorur tone të ashpra kundër Vladimir Putinit. Ai e quajti atë një “bastard të vogël”. Ndërsa aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko, si “dreq me mustaqe”.
“Është shumë e vështirë të shikosh se çfarë po ndodh në vendin tonë, është shumë e frikshme të zgjohesh jo për rrezet e diellit në sy, por për zhurmën e tmerrshme të bombave jashtë dritares.
Dhe është turp që e gjithë kjo po ndodh në shekullin e 21-të. Por çfarë krenarie të shikosh veprimet e ushtrisë sonë, unitetin e një vendi të tërë, guximin e djemve tanë dhe veprimet e menduara të komandantëve tanë.
Çfarëdo që të thotë dikush, ne mund të bëjmë gjithçka dhe fitorja do të jetë e jona. Çfarëdo plani që të kesh në mendje, “bastard i vogël” dhe “dreqi me mustaqe”, dije se e gjithë bota të urren”, shkruhej në postimin e mbrojtësit ukrainas në Instagram.
Comments are closed for this post.