Gjithnjë e më shumë fëmijë të infektuar me Covid-19 janë shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle, ndërsa 5 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Fëmijët kanë frymëmarrje të ulët dhe një pamje klinike serioze, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Sipas ESHP nga data 1 deri më datë 14 shtator, me Covid 19 janë infektuar 937 fëmijë, kurse 80 per qind e tyre (rreth 730), janë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
Nga 20 të shtrirë në dhomat e spitaleve, deri në 15 janë fëmijë të shkollave.
Përveç gjetjeve në mushkëri, pacientët gjithashtu kanë temperaturë të lartë dhe nevojë për oksigjen.
Pediatrit paralajmërojnë se kjo valë është shumë më serioze se ato të mëparshme dhe numri i pranimeve dhe i të kontrolluarve është rritur me fillimin e vitit shkollor.
Mjekët kanë frikë se numri i nxënësve të infektuar do të rritet pasi fëmijët të mbyllen në klasa gjatë dimrit.
Comments are closed for this post.